Të shtunën, emri i deputetit Pjerin Ndreu u konfirmua nga Partia Socialiste për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sot deputeti i PS-së ka dorëzuar mandatin e tij me një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit duke referuar edhe arsyen për shkak të garës për zgjedhjet vendore.
“Duke qenë se mandati i deputetit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja “d” është i papajtueshmën me mandatin e të zgjedhurit vendor, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, me anë të kësaj shkrese, po ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit”, shkruan Ndreu në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi.
Pas publikimit të emrave të kandidatëve, kryesia e PS miratoi edhe ngritjen e Task Forces për zgjedhjet lokale, në përbërje të së cilës do të jenë Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Erjon Braçe dhe Sandër Lleshaj./ Opinion.al