Dy grupe të trafikut të drogës janë goditur në Sarandë dhe në Vlorë.
Operacionet “Shëndëllia” dhe “Kota” përfunduan me sekuestrimin e 98 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe arrestimin e 3 personave.
Në Sarandë, në fshatin Shëndëlli, u arrestuan babë e birë, 48 vjeçari K.Ll dhe 18-vjeçari F.Ll, pasi uniformat blu gjetën në banesën e tyre 83 kilogramë lënde narkotike, si dhe disa kubikë ku dyshohet si ishin kultivuar fara cannabis sativa.
Ndërsa në Vlorë, operacioni “Kota” u finalizua me bllokimin e një automjeti tip “Mercedes Benz” në aksin “Lapardha-Kotë”, pasi në të u gjet 15 kilogramë kanabis sativa, ndërsa u arrestua 31-vjeçari G.H. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./Opinion.al