Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë për mediat ka folur për zhvillimet gjatë protestës të së shtunës. Lleshaj tha se ndaj punonjësve të policisë u ushtrua dhunë e egër dhe i kërkoi organeve kompetente të vënë para përgjegjësisë ata, që sipas tij, organizuan sulmet.
LEXO EDHE- Lihet i lirë Sahit Dollapi
Po ashtu ministri i Brendshëm foli dhe për dhunën ndaj Sahit Dollapit, sekretari organizativ në PD. Sipas tij efektivët duhet ta kishin menaxhuar ndryshe atë situatë.
“Sigurisht do të kishte qenë mirë që edhe ata punonjës policie që u angazhuan në ndalimin e njërit prej organizatorëve të sulmeve, të kishin bërë diçka ndryshe. Mirë do të ishte që siç duruan në mënyrë stoike, në orë të tëra nën zjarr të kishin menaxhuar ndryshe dhe pak sekonda. Vetëm pak sekonda, gjatë ndalimit të personit në fjalë ndonëse në kushtet e kundërshtimit“, theksoi Lleshaj. / Opinion.al