Pas protestës së opozitës, një nga deklaratat më të forta ishte nga OSBE. Në një reagim të shpërndarë për mediat, prezenca e OSBE-së në Tiranë theksonte se “organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre”.
Duket se kjo deklaratë ka irrituar edhe më shumë mbështetësit e opozitës, të cilët kanë shkruar me bojë në murrin e shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së: Borchardt turp të kesh.
Kjo gjë që sjellë dhe reagimin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
“Mjaft është mjaft! Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!”, shkruan shefi i diplomacisë shqiptare./ Opinion.al