“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici“.
Është ky reagimi i radhës nga presidenti Ilir Meta, në lidhej me arrestimin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi. Ky i fundit u pa që u dhunua nga Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë. në nisur aksionin për të ndërhyrë. Ata kanë ndjekur protestuesit me vrap ndërsa cilindo që protestues që kanë kapur e kanë dhunuar.
Sipas PD, ky i fundit nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm, thjesht po vendoste maskën kundërgaz.
Me policinë është konfrontuar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila fillimisht është afruar për të kërkuar sqarime rreth shoqërimit të Dollapit./ Opinion.al