Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge me vlerë rreth katër milionë euro, si edhe ka arrestuar dy skafistë shqiptarë.
Aksioni është kryer pranë brigjeve të San Cataldos, ku dy trafikantëve iu bllokua gomonia me rreth 400 kilogramë drogë.
Pasi u pikasën nga autoritetet, skafistët kanë tentuar të largohen me shpejtësi, por pa sukses. Droga ishte ndarë në 14 pako të mëdha, me vlerë 4 milionë euro.
Sipas mediave italiane, që nga fillimi i vitit 2019 janë sekuestruar rreth 3 ton drogë në brigjet e Puglias, si dhe janë vënë në pranga 70 persona./Opinion.al