Kreu i PD, Lulzim Basha, i ndodhur në Kamëz tha se shkrirja e Akademisë së Shkencave është një akt i paprecedentë i qeverisë “Rama”.
Ai theksoi se nuk do të lejojë cenimin e Akademisë së Shkencave dhe se ky hap i qeverisë do anulohet.
Kryedemokrati i bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të Kamzës që të jenë të pranishëm në protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e nesërme.
“Ndërkohë që takohesha me të rinjtë, një tjetër akt i paprecedentë i kësaj qeverie po kryhej, shkrirja e Akademisë së Shkencave. Ai e ndërmerr këtë akt, sepse i ka tmerr zërat e pavarur. Ndaj dua tu them këtë pasdite atë që spata mundësi ta them në orët e para kur po ndodhte. Hapi antikushtetues jo vetëm do të anulohet, por do të konsiderohet një akt kriminal. Po të kishim sot një kryeministër, ajo palo ministre do të shkarkohej. Por kryeministër nuk kemi, ndaj ejani nesër ti shkarkojmë të dy. Kjo ftesë u drejtohet intelektualëve, pedagogëve, por edhe sipërmarrësve shqiptarë, biznesit prodhues. Sepse të gjitha shtresat, vetëm një fjalë kanë: “nuk durohet më”. Ndaj bashkohuni me uraganin për një Shqipëri të ligjit dhe të qeverisjes evropiane”,-tha Basha./Opinioni.al E.Xh.