David Beckham nuk do të mund t’i japë makinës për gjashtë muaj, pasi leja e drejtimit i është pezulluar, duke u gjobitur edhe me 750 paund. Arsyeja? Është fotografuar duke folur në celular teksa drejtonte makinën.
Beckham u fotografua në nëntor të vitit të kaluar në makinën e tij “Bently” kur gjatë kohës që i jepte makinës në trafik, fliste edhe në celular. Gjyqtarja që dha vendimin tha se ligji është i barabartë për të gjithë, ndërsa vetë Beckham ka thënë edhe më parë se do të merrte përgjegjësitë që i takonin./Opinion.al