Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni.
Gjatë ditës së sotshme, Thaçi refuzoi t’i jap dorën Dodikut, derisa dje kritikoi presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të ardhur në Tiranë.
Nga ana tjetër sot Presidenti Meta u përgjigj: Samiti ka një format të përcaktuar, dhe si të gjithë krerët e vendeve anëtare dhe ai ka qenë i ftuar dhe i mirëseardhur. Ka mbetur mjaft i kënaqur, ka treguar se do të dijë për turizmin pasi kishte dëgjuar fjalë të mira nga qytetarë të e vendit të tij./ Opinion.al