Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani: 60 ditë afat për fuqitë europiane, Kinën dhe Rusinë

2019/05/09 at 9:16 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani: 60 ditë afat për fuqitë europiane, Kinën dhe Rusinë

Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi se Republika Islamike do të rifillojë pasurimin e uraniumit, nëse fuqitë botërore nuk mbrojnë interesat e Iranit kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Rohanit foli për televizionin shtetëror, në njëvjetorin e largimit të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, marrëveshje që Teherani e ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015, dhe vjen pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri një vizitë të papritur në Irak dhe një aeroplanmbajtëse amerikane është dislokuar në rajonin e gjirit.

Presidenti shtoi se nënshkrueset e tjera të marrëveshjes, Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë 60 ditë afat për të marrë masa për mbrojtjen e sektorit të naftës iraniane dhe atë bankar, ndërsa pohoi se u ka nisur shkresa liderëve të pesë shteteve, duke iu bërë me dije se Irani do të nisë pezullimin e angazhimeve kyçe të marrëveshjes ndërkombëtare dhe nuk do të eksportojë uranium të pasuruar dhe as ujë të rëndë te kombet tjera, ashtu siç është e përcaktuar.

“Këto masa janë për 60 ditë. Nëse në këto 60 ditë evropianët do të ulen me ne në negociata dhe të arrijmë një marrëveshje në interesin tonë, veçanërisht përsa i takon naftës dhe bankave, ne do t’i kthehemi marrëveshjes së vjetër”, tha ndër të tjera ai.

Rohan ka paralajmëruar gjithashtu për një “reagim të ashpër” nëse liderët evropianë vendosin më shumë sanksione ndaj Iranit përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Pak pas fjalimit të Rohanit, ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly tha se Franca dëshiron të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore dhe ka paralajmëruar se nëse Irani nuk zbaton në tërsi marrëveshjen atëherë mund të vendoset një mekanizëm që nuk përjashton sanksionet.

Kujtojmë se marrëveshja e vitit 2015, i ka siguruar Iranit lirim nga sanksionet ndërkombëtare në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor, mirëpo presidenti amerikan, Donald Trump në maj të vitit të kaluar tërhoqi SHBA-në nga kjo marrëveshje, duke e cilësuar atë të mangët, pasi sipas tij nuk përfshin zhvillimin e raketave balistike të Teheranit dhe mbështetjen për disa rrjete në Lindje të Mesme./Opinion.al

Etiketa: afatIrankine

Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Trump akuzon Kinën për prishje të marrëveshjes

Trump akuzon Kinën për prishje të marrëveshjes

Ambasada Amerikane jep një njoftim të ri për lotarinë, evitoni këtë gabim

Lotaria Amerikane, ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Atentatet mafioze në Shkodër, si u vetëdorëzua vjehrri i Licit

Atentatet mafioze në Shkodër, si u vetëdorëzua vjehrri i Licit

TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com