Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të lindur “me këmishë”, histori të pabesueshme të mbijetesës njerëzore

2019/05/07 at 10:20 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të lindur “me këmishë”, histori të pabesueshme të mbijetesës njerëzore

Vesna Vuloviç

Më 26 janar 1972, 22-vjeçarja Vesna Vuloviç, ishte duke udhëtuar në avionin jugosllav Douglas DC-9, ku punonte si stjuardesë. Avioni shpërtheu papritmas në ajër mbi fshatin Srbska Kamenice në Çekosllovaki. Ai u nda në disa pjesë, dhe rrënojat e tij së bashku me 28 personat në bord, ranë pas 3 minutash në një mal me borë.

Një gjerman i apasionuar pas ecjes në natyrë, i cili mbërriti i pari vendin e aksidentit, pa se të gjithë pasagjerët e avionit kishin vdekur, përveç saj. Vesna ishte plagosur rëndë, por ishte ende gjallë. Në spital, prindërve të saj iu tha që vajza nuk do të mbijetonte dot. Kafka, të dyja këmbët, dhe 3 rruaza të shtyllës kurrizore, ishin thyer. Por për habinë e të gjithëve, 3 ditë më vonë ajo doli nga koma, dhe kërkoi të pinte një cigare.

Vesna ishte paralizuar nga mesi e poshtë, por ishte gjallë dhe e vetëdijshme. Ajo iu nënshtrua disa operacioneve të tjera, dhe më pas ishte në gjendje të ecte sërish. Shtatorin e vitit 1973, linja ajrore i dha asaj një punë në aeroport. Vesna nuk pati kurrë ndonjë traumë psikologjike nga ai aksident, dhe as ndonjë fobi nga fluturimi me avion.

Vesna ka hyrë në rekordin Guinnes si personi që i ka shpëtuar hedhjes më të lartë pa parashutë.

Frane Selak

Historia e pabesueshme e jetës së tij fillon në dimrin e vitit 1962, kur treni i linjës Sarajevë – Dubrovnik, ku ishte edhe ai, doli nga binarët dhe përfundoi në lumin e akullt. Ndërsa shumë bashkudhtarë u mbytën ose vdiqën nga plagët, Frano me shpatullën e thyer notoi deri në breg dhe shpëtoi. Ky është vetëm fillimi i asaj që do të ndodhte në 40 vitet e ardhshme të jetës së Frano Selak.

Vetëm një vit më vonë, dera e një aeroplani shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e 19 personave. Selak i cili fluturoi bashkë me derën, arriti të mbijetonte dhe ra mbi një grumbull kashte, pa dëmtime serioze.

Në vitin 1966 autobusi ku ndodhej doli nga rruga, dhe ra në një lumë ku humbën jetën 4 pasagjerë. Selak arrin të mbijetojë sërish.

Por këto nuk ishin të vetmet takime të tij me vdekjen pasi në vitin 1970 vetura e tij mori flakë por ai ia doli të largohet para se ajo të shpërthente tërësisht, incident që përsëritet vetëm tre vite më vonë.

Pas të gjithë këtyre ndodhive, Selak në vitin 2003 fitoi një milion dollarë në lotari duke pushtuar të gjitha kopertinat e revistave dhe gazetave prestigjoze të botës. Ai u cilësua nga media dhe njerëzit “njeriu pa fat më me fat në botë, ndërsa shumë artikuj, filma dhe dokumentarë janë përpjekur të portretizojnë të gjitha peripecitë  e jetës së tij.

Skuadra e ragbyt të “Stella Maris College”nga Uruguai

Skuadra u nis për një ndeshje miqësore por u përplasen në Ande. Përplasja e avionit shkaktoi 12 viktima, ndërsa të mbijetuarit u detyruan të qëndrojnë në male në temperatura që arrinin -30 gradë. Teksa rezervat ushqimore po iu mbaronin, të shpëtuarit humbën të gjithë shpresat e tyre kur dëgjuan në radio se kërkimet për ta ishin ndërprerë dhe ata ishin shpallur të vdekur. Në kushtet më ekstreme të mbijetesës ata filluan të vdisnin një nga një, ndërsa ata që mbetën gjallë filluan të ushqeheshin me trupat e viktimave, në sajë të përpjekjeve të dëshpëruara për të mbijetuar. Pas 72 ditëve nga përplasja, dy prej tyre arritën të shkonin në këmbë deri në Kili, ku njoftuan se 16 persona të tjerë ishin në mes të maleve.

Mauro Prosperi

Mauro mori pjesë në një maratonë në vitin 1994 në Marok. Maratona u ndërpre nga një stuhi e fuqishme rëre, e cila bëri që Mauro të humbiste rrugën e tij. Ai eci në drejtim të Algjerisë, teksa u gjet nga disa kalimtarë të rastit, të cilët e çuan në një bazë ushtarake ku mori mjekimin e duhur. Ai tha se kishte mbijetuar 9 ditë duke pirë urinën e tij, dhe duke u ushqyer me gjarpërinj dhe insekte./Opinion.al

Etiketa: historimbijetesvesna

Ju sugjerojmë

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet

21 Qershor, 2025 3:00 pm
Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit
Aktualitet

Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

21 Qershor, 2025 2:50 pm
Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte para në automjetet e turistëve, vihet në pranga 29-vjeçari

21 Qershor, 2025 2:33 pm
Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë
Politikë

Bruksel/Spiropali takohet me Raporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

21 Qershor, 2025 2:09 pm
Para
E dalluar dhe me disiplinë, kush ishte Zarife Hasanaj

E dalluar dhe me disiplinë, kush ishte Zarife Hasanaj

Foto/Me lot në sy efektivët në Letoni ceremoni nderimi për Zarife Hasanajn

Foto/Me lot në sy efektivët në Letoni ceremoni nderimi për Zarife Hasanajn

Artan Hoxha jep detaje: Për kë u bë operacioni i RENEA-s në Tiranë

Opinion/ Pse po dështon policia me kriminelët në kërkim

TE FUNDIT

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
21 Qershor, 2025

“Kam nostalgji, më vjen për të qarë” Kështu i kujton plot 44 vite punë në arsimin parauniversitar, 77 vjeçari Bujar...

Lexo më shumë

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
21 Qershor, 2025

Shqipëria nuk është më një perlë e fshehur, pasi në vitin 2024, më shumë se 11.7 milionë turistë të huaj...

Lexo më shumë

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
21 Qershor, 2025

Përdoruesit e internetit janë këshilluar të ndryshojnë fjalëkalimet dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre digjitale, pas raportimeve se rreth 16...

Lexo më shumë

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
21 Qershor, 2025

Teksa tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e rriten, mediat shtetërore iraniane po riciklojnë përmbajtje të vjetër vizuale —...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com