Iker Casillas, pak ditë më parë pësoi atak në zemër, duke u shtruar me urgjencë në spital.
Pas disa ditësh nën kujdesin e mjekëve, ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës, ka dalë sot nga spitali.
Në një dalje për mediat, teksa ka falenderuar mbështetësit tij dhe mjekët, portieri tha se do të qëndroj për disa muaj jashtë fushës.
“Para disa ditësh pata një problem. Është e vështirë për mua që të flas, jam shumë mirënjohës sepse pata fat. Jam ndjerë shumë i dashur nga ata që janë shqetësuar për mua.
Falenderoj mjekët e spitalit, stafin e Portos dhe të gjithë. Ndihem shumë më mirë. Do të pushoj disa javë ose disa muaj. Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, e rëndësishme është që tani dola nga spitali”./ Opinion.al E.Xh.