Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta rrëzon kërkesën e ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit

2019/05/06 at 4:38 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta rrëzon kërkesën e ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit

Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Meta ka dekretuar vijimin e ushtrimit të detyrës për rektorin Koni. Presidenti e ka argumentuar vendimin e tij duke thënë se pas shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura nga ministria e Arsimit, është konstatuar se mund të cënon autonomia e Universitetit.

Sipas tij, kjo kërkesë nuk është bindëse, pasi gjithë problematikat e arsimit i janë faturuar rektorit Koni.

“Presidenti i Republikës, vlerëson se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, pasi ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më herët, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pezulloi nga detyra rektorin Mynyr Koni, duke kërkuar nga presidenti i vendit shkarkimin e tij.

Vendimi

RRËZIMIN E PROPOZIMIT TË MINISTRIT TË ARSIMIT, SPORTIT DHE RINISË PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, Z.MYNYR KONI

Në mbështetje të neneve 57 pika 7, 92/g, 93, të Kushtetutës, nenit 39, pika 8, 10 të ligjit nr.80/2015 “Përarsimin e lartëdhekërkiminshkencornëinstitucionet e arsimittëlartënëRepublikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 44/2015 “KodiiProcedurave Administrative iRepublikëssëShqipërisë”, pasi shqyrtova propozimin e Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë me nr.4158/2 prot., datë 12.04.2019, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr.1169 prot., datë 15.04.2019,

Dekretoj;

Neni 1

Rrëzimin e propozimit nr.4158/2 prot, datë 12.04.2019, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë,për shkarkimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Neni 2

Vijimin e ushtrimit të detyrës nga Rektori i Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni, sipas Dekretit të Presidentit të Republikës nr.9609, datë 26.05.2016.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr. Dekreti 11183

Tiranë, më 06.05.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS/ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Princ Harry flet pas lindjes së djalit: Është i mrekullueshëm, jam mbi re

Princ Harry flet pas lindjes së djalit: Është i mrekullueshëm, jam mbi re

Shpërthen cisterna me benzinë, vdesin 55 persona

Shpërthen cisterna me benzinë, vdesin 55 persona

Aksident në Lezhë-Tiranë, pesë të plagosur

Aksident në Lezhë-Tiranë, pesë të plagosur

TE FUNDIT

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
6 Qershor, 2025

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Serbinë. Gjatë fjalës së tij, Silvinjo...

Lexo më shumë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes...

Lexo më shumë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com