Instituti i Shëndetit Publik ka dhëne një deklaratë për mediat lidhur me rastin e hemimit të më shumë se 100 personave në Bulqizë.
Dyshimet e para të mjekëve se helmimi ka ardhur nga uji, janë mbështetur dhe nga ISHP i cili deklaroi se helmimi mund të ketë ardhur nga konsumimi i ujit.
“Një nga shkaqet e këtij helmimi mund të jetë konsumimi ujit nga banorët e Bulqizës. ISHP ka udhëzuar të mos konsumohet uji. Numri i të helmuarve ka rënë ndjeshëm dhe deri më tani nuk janë konstatuar raste të rënda” janë shprehur specialistët e ISHP-së.
ISHP ka shtuar se po kryhen të gjitha analizat e nevojshme deri në gjetjen e shkakut./Opinion.al