Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Lufta e Tretë botërore’, Shqipëria renditet si vendi i tretë më i sigurt

2019/05/04 at 5:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Lufta e Tretë botërore’, Shqipëria renditet si vendi i tretë më i sigurt

Nisja e një lufte të tretë botërore për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes fuqive të mëdha globale është kthyer në shqetësim për shumë njerëz.

Një ndër marrëdhëniet më të acaruara është ajo mes SHBA dhe Kinës.  Për këtë arsye e përditshmja britanike ‘Express’ i ka dedikuar një shkrim vendeve më të sigurta në botë, me më shumë bunkere ku mund t’i shpëtosh një Lufte të Tretë Botërore dhe mes tyre edhe Shqipëria.

Në këtë shkrim vendi ynë ishte renditur si një ndër vendet më të sigurta dhe konkretisht e treta, pas SHBA dhe Zvicrës. Në SHBA pjesa më e madhe e shteteve kanë rrjete bunkerësh.

Qeveria amerikane i ka ndërtuar ato gjatë luftës së ftohtë për punonjësit federalë.   Ndërkohë Zvicra është unike dhe ka arritur të ndërtojë bunkere  mjaftueshëm për të akomoduar të gjithë popullatën e saj.

Për Shqipërinë thuhet në këtë shkrim ka më shumë se 170 mijë bunkerë, të ndërtuar mes viteve 1960-1980 gjatë sundimit komunist.

Në fakt, ka mesatarisht 5.7 bunkerë për çdo km katror në Shqipëri, ose ndryshe, një bunker për çdo katër shqiptarë. Këto bunkerë janë ndërtuar në kurriz të financave të vendit dhe në një kohë krize ekonomike dhe strehimi, por nuk janë përdorur asnjëherë për mbrojtje në luftë.

Menjëherë pas Shqipërisë,  në këtë renditje të britanikes vjen Suedia me më shumë se 65 mijë bunkerë,  të cilët do të mund të mbanin 7 milionë njerëz në rast të një lufte të tretë botërore.

Në këtë klasifikim të sigurta konsiderohen edhe vende të tjera si Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Islanda, që gjithashtu kryesojnë edhe listën e vendeve më të lumtura dhe me standardet më të larta të jetesës.

Ndërkohë në vendet më të rrezikshme janë klasifikuar Libia, Somalia, Jemeni, Afganistani, Sudani dhe Mali./Opinion.al/

Etiketa: lufta e treteshqiperi

Ju sugjerojmë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe
Sport

PSG duhet të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për Kylian Mbappe

16 Dhjetor, 2025 5:37 pm
Para
Si do të jetë moti? Mos prisni diell deri në mes të muajit

Si do të jetë moti? Mos prisni diell deri në mes të muajit

Tirana shënon “golin e shpëtimit”, i largohet fundit të klasifikimit

Tirana shënon "golin e shpëtimit", i largohet fundit të klasifikimit

“Arsimi i lartë në krizën më të rëndë”, Basha paraqet programin e PD-së

“Arsimi i lartë në krizën më të rëndë”, Basha paraqet programin e PD-së

TE FUNDIT

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com