Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg, 63-vjeçarin Skënder Hoxha, i cili vrau bashkëshorten e tij në fshatin Vagalat, të Memaliajt.
Para togave të zeza ai ka thënë se bashkëshorten Antoneta Hoxha e ka vrarë pasi e tradhtonte.
Sipas 63-vjeçarit kur është futur në shtëpi, ditën e ngjarjes, i dashuri i saj ka dalë nga dritarja.
Në seancën gjyqësore 63-vjeçari ishte braktisur edhe nga familjarët.
Sipas hetuesve, autori goditi gruan e tij me levën që shërbente për kazanin e rakisë, në dhomën e tyre të gjumit./ Opinion.al