Kriza në Venezuelë ka futur në debate të ashpra Shtetet e Bashkuar të Amerikës me Rusinë.
Ministri i Jashtëm rus, Lavrov e ka cilësuar paralajmërimin e SHBA për ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë, si një dhunim të së drejtës ndërkombëtare.
Lavrov ka thënë se ndërhyrja ushtarake e SHBA do të ketë pasoja të rënda për të dyja vendet.
“Ndërhyrja amerikane dhunon të drejtat ndërkombëtare, do të ketë pasoja të rënda”- u shpreh ai.
Ministri Lavrov përmes lidhjeve telefonike ka folur me shefin e diplomacisë së SHBA-së Mike Pompeo për krizën në Venezuelë. Ministri rus tha se deri më tani Amerika nuk ka marrë asnjë vendim ushtarak.
Nga ana tjetër, Pompeo ka thënë se për të ruajtur demokracinë e një vendi SHBA është e gatshme të ndërhyjë ushtarakisht.
“Nëse është e nevojshme kjo është ajo që do bëjnë Shtetet e Bashkuara për të restauruar demokracionë, edhe pse lënë një tranzicion paqësor të fuqisë”-ka shpjeguar më herët shefi i diplomacisë së SHBA-së, në një intervistë televizive./ Opinion.al E.Xh.