Ditën e sotme është mbyllur gara e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm. Zyrtarisht në garë janë katër emra të cilët kanë mbërritur në Këshillin e Lartë, Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe kryeprokurorja aktuale Arta Marku.
Aplikantët kishin 60 ditë kohë për të paraqitur dokumentet e nevojshme, të cilat më pas do të kalonin në procesin e vlerësimit.
Kandidaturat e për Prokuror të Përgjithshëm vlerësohen në 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit.
Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu./ Opinion.al E.Xh.