Portieri i Portos dhe ish-portieri i Real Madrid, Iker Kasijas është shtruar me urgjencë në spital.
Mësohet se Kasijas ka pësuar një atak kardiak dhe sipas mediave portugeze, ai është shtruar në qendrën shëndetësore “CUF Porto Hospital”.
Gjithçka ndodhi pasi përfundoi stërvitja, 37-vjeçari ndjeu një dhembje të fortë në gjoks dhe e nxorën nga terreni stërvitor me barrelë.
Po sipas këtyre mediave, mjekët kanë mundur të normalizojnë gjendjen Kasijas, ndërkohë portieri vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.
Ndërkohë, sipas Maisfutebol, Casillas ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale dhe se nuk do të jetë në gjendje për të luajtur për këtë sezon/ Opinion.al E.Xh.