Një tjetër shtetas shqiptar është vrarë në burgjet greke. Pas një sherri në burgun e Trikallës, ka mbetur i vrarë një 29-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk është publikuar.
Duke iu referuar mediave greke, kanë qenë dy të burgosur rusë kanë sulmuar me thika shqiptarin. Megjithëse ai u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut, ka humbur jetën për shkak të hemorragjisë.
Gjatë muajve të fundit, disa shtetas shqiptarë kanë humbur jetën brenda burgjeve greke./Opinion.al