Disa nga zonat e Indisë janë në krizë serioze përsa i përketë depozitave të ujit, qoftë i pijshëm ose jo.
Në një video të publikuar në “Daily mail” shfaqen dhjetëra gra, të cilat të varen në një litar për tu futur në brendësi të pusit ku mbushin një kovë të vogël me ujë.
Pamjet janë marrë në një fshat në rrethin e Nashikut të Indisë Perëndimore. Kjo zonë po përjeton probleme të mëdha të thatësirës gati trevjeçare.
Nga nevoja për të pasur ujë në shtëpitë e tyre, gratë janë të detyruara që çdo ditë të bëjnë zbritjen dhe ngjitjen e vështirë brenda pusit i cili ende nuk është tharë./ Opinion.al E.Xh