Fotot e një avioni të ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës kanë bërë “xhiron e rrjetit”.
Në fotografitë e avionit të vogël dallohet se ai është modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.
Por, mësohet se avioni i cili ngjalli dyshime dhe kuriozitet te qytetarët e shqiptarë është vendosur në bregdet nga pronari i një hoteli për të tërhequr vizitorë.
Po ashtu, bëhet me dije se avioni nuk ka motor që të ngrihet në fluturim, por thjesht qëndron i fiksuar në një vend, ku vizitorë të ndryshëm mund të bëjnë foto./ Opinion.al E.Xh.