Në dalje të takimeve në kuadër të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bëri një bilanc të takimit në kryeqytetin gjerman.
“Kosova ka theksuar shumë qartë se na duhet liberalizimi i vizave, dhe i kemi plotësuar kriteret. Kishte një paqartësi për liberalizimin e vizave, është padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovën”, tha ai.
Thaçi shtoi se rikonfirmuam zotimin për fqinjësi të mirë dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kanë dëgjuar me vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron.
“Ky konflikt i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të tejkalohet dhe mundësia e vetme është dialogu. Nuk do të ketë dialog të kushtëzuar dhe dialogu duhet të ndodh në një proces normal për njohje të Kosovës”, tha ai.
Ai tha se vendosja e taksës ka qenë një propozim legjitim, ndërkaq në fund tha se emëruesi i përbashkët e takimit ishte “jemi pajtuar që të mos pajtohemi”./Opinion.al