Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Horoskopi javor, 29 prill-5 maj 2019, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

2019/04/28 at 2:32 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zbuloni ç’ju pret këtë javë, shenjat me fat dhe çfarë duhet të keni kujdes

Dashi


Edhe për këtë javë do të jeni ju protagonistë të zodiakut. Venusi i kthyer nga shenja juaj vetëm sa ju bën më magjepsës e më tërheqës. Do t’ju vijë natyrshëm t’i bëni për vete të tjerët. Do të jetë pothuajse e pamundur t’ju rezistosh. Të reja pozitive do të keni edhe në aspektin profesional, sidomos të mërkurën dhe të premten.

Demi

Java do të fillojë shumë e mbarë. Të hënën dhe të martën hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju ndihmuar në çdo aspekt të jetës suaj. Në fundjavë do të jeni veçanërisht me fat dhe do të përjetoni emocione të paharrueshme. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje dashurie, pritet që në javët në vazhdim gjërat të ndryshojnë për mirë.

Binjakët

Mos u shqetësoni nëse në fillim të javës diçka mund të shkojë keq. Do të jenë vetëm disa pengesa të vogla për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Hënës. Do ta shikoni se duke filluar nga dita e mërkurë gjithçka do të zgjidhet për mirë, sidomos në aspektin profesional. Dashuria do t’ju buzëqeshë. Është koha për njohje të reja!

Gaforrja

Këshillohet që të enjten dhe të premten të bëni kujdes, pasi durimi juaj mund të vihet në provë. Venusi, Mërkuri edhe Hëna nuk janë të vendosur në pozicion të favorshëm. Për rrjedhojë do të hasni ndonjë pengesë më shumë në rrugën tuaj. Do të hasni vështirësi edhe në marrëdhënien me partnerin, prandaj bëni kujdes me mënyrën si shpreheni.

Luani

Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e kësaj shenje. Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional dhe personal. Venusin do ta keni në shenjë. Nëse jeni beqarë, mund të bëni takime të rëndësishme, sidomos të mërkurën apo të premten. Fundjava do t’ju gjejë disi në humor të keq për shkak të pozicionimit të Hënës.

Virgjëresha

Hëna dhe Marsi janë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, ndaj do të ndikojnë që të jeni në humor të keq dhe paksa të lodhur gjatë ditëve të para të javës. Për fat, duke filluar që nga dita e mërkurë, do ta merrni veten dhe fundjava do të jetë më e mbarë. Me Hënën në shenjë do të përjetoni momenti pasioni që vështirë se mund të harrohen.

Peshorja

Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donit, është më mirë që të mos këmbëngulni. Në këto momente Mërkuri nuk ju favorizon dhe ju nxjerr pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjithçka do të zgjidhet. Bëni kujdes edhe në aspektin sentimental, sepse Venusin nuk e keni aleat. Shmangini debatet me partnerin, nëse është e mundur, sidomos të enjten dhe të premten.

Akrepi

Java do të fillojë me Hënën në pozicion të favorshëm. Të hënën dhe të martën mund të merrni më në fund një lajm të mirë apo një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Ndryshe do të jetë situata në fundjavë për fat të keq, pa mbështetjen e Hënës. Parashikohet që të lindin tensione, sidomos në jetën në çift.

Shigjetari

Pozicionimi i Marsit për këtë javë do të bëjë që të keni rënie të energjive. Megjithatë, ju do të bëni hapa para në realizimin e objektivave tuaja. Diku nga mesi i javës pritet që të merrni konfirmimin për diçka që e prisnit prej kohësh. Edhe për sa i përket aspektit sentimental i keni idetë të qarta, pak rëndësi ka jeni apo nuk jeni të përfshirë në një marrëdhënie.

Bricjapi

Edhe për këtë javë do t’ju duhet të përballeni me pozicionimin e pafavorshëm të Mërkurit dhe Venusit. E enjtja dhe e premtja do të jenë veçanërisht angazhuese. Mund të hasni ndonjë pengesë tjetër në rrugën tuaj. Fillimin e javës kushtojani çështjeve të punës, me jetën personale merruni më shumë në fundjavë.

Ujori

Këtë javë do të ndiheni përgjithësisht të fortë dhe energjikë. Gjithçka është e mundur, e rëndësishme është t’i kushtoheni objektivave që i keni vënë vetes dhe të merreni me realizimin e ëndrrave tuaja. Të martën, dhe të shtunën, Hënën do ta keni në pozicion të favorshëm. Kujdesuni për veten, sidomos në fundjavë, pasi mund të ndiheni paksa të lodhur.

Peshqit

Java do të fillojë për mrekulli. Në ditët e para të saj do të keni mbështetjen e Hënës, e cila do t’ju dhurojë fat. Fati do të jetë në anën tuaj edhe në ditët në vazhdim, pavarësisht ndikimit të Marsit që ju bën të ndiheni pak të lodhur, gjë e cila do të reflektohet edhe në gjendjen tuaj shpirtërore. Shfrytëzojeni fundjavën për t’u çlodhur në shoqërinë e një personi të veçantë për ju!/Opinion.al

 

 

 

Etiketa: Horoskopjavoryjet


Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Spanjollët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, nga se caktohen fituesit

Spanjollët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, nga se caktohen fituesit

Djali i Suarez “tregon dhëmbët”

Djali i Suarez “tregon dhëmbët”

Premton se do të ndryshojë, vjehrra i jep dhëndrit mundësinë e fundit

Premton se do të ndryshojë, vjehrra i jep dhëndrit mundësinë e fundit
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com