Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka paralajmëruar nga Kukësi se do të ketë arrestime të tjera për grabitjen e Rinasit. Ministri tha se çështja ka ecur shumë, por nuk mund të zbulonte detaje.
“Kjo çështje është ende nën hetim. Megjithëse ka ecur shumë, unë nuk mund të ekspozoj detaje të shumta. Grupi tashmë i shkatërruar tashmë ka një arkiv të pasur të aktiviteteve negative kriminale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Procedurat e hetimit vazhdojnë në funksion të zbardhjes dhe kapjes së autorëve. Do të ketë arrestime të tjera. Disa nga krerët e grupit janë arrestuar por ka edhe të tjerë”, ka thënë Lleshaj.
https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/2839150966311039/
Ministri Sandër Lleshaj ndodhej në Kukës në kuadër të nismës “Ministri një ditë në qark”. Ai foli edhe për protestat e opozitës, duke thënë se bllokimi i rrugëve është deradim politik.
“Është e drejta e të gjithëve për të protestuar. Por bllokimi i rrugëve është degradim politik në të gjitha aspektet. Nuk është bllokimi i rrugëve zgjidhje politike”, deklaroi Lleshaj./Opinion.al