Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në fshatin Rëmenj, të Pogradecit. Sipas policisë lokale aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:45.
Margilen Topi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë 34-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./Opinion.al