Aksioni opozitar përshkallëzohet këtë pasdite përmes protestave, që do sjellin bllokimin e pesë akseve kryesore kombëtare prej orës 18.00. Mbështetësit e opozitës në veri të vendit do bllokojnë aksin e Milotit.
Këtu pritet të jetë kryetari i PD Lulzim Basha. Bashkë me të do jenë ish deputetët Flamur Noka, Bardh Spahia, Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.
Në Tiranë bllokimi do bëhet përmes një proteste tek rreth-rrotullimi i Shqiponjës. Aty do jenë ish deputetët Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Halim Kosova, Gent Strazimri, Klevis Balliu, Agron Shehaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Valentina Duka, Astrit Veliaj, Isuf Çela dhe Fatbardha Kadiu.
Autostrada Plepa-Kavajë, do bllokohet e bashkë me qytetarët do jenë ish-deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe Florion Mima.
LEXO EDHE- Balla: Patozi ka qenë 8 vite në pushtet, mund të jetë lojë e Berishës
Edhe rreth-rrotullimi në Bradashesh do bllokohet nga mbështetës të opozitës dhe ish deputetë të qarkut Elbasan e Korcë, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli.
Ndërsa në rreth-rrotullimin e Sheqit, në Fier do të zhvillohet protesta e opozitës, në krye të së cilës do të jenë Enkelejd Alibeaj, Nada Meçorapaj dhe Tritan Shehu.
Por për këtë aksion ka ardhur një paralajmërim nga numri dy i Partisë Socialiste. Taulant Balla nga Kuvendi tha se dhuna nuk do të tolerohet.
“Ke gjithë të drejtën Lulzim të protestosh sa herë të duash, por harroje të kryesh dhunë, të godasësh policinë se ke për tu përballur me ligjin, qofsh ti qoftë kushdo tjetër qo do bëjë dhunë”, theksoi zoti Balla, që sipas tij protestat bëhen për të penguar reformën në drejtësi si dhe pengimin e zgjedhjeve, për të cilat tha se opozita do të dalë humbëse. /Opinion.al