Britney Spears ka thyer heshtjen pasi doli nga psikiatria, duke thënë se “gjithçka është mirë”. 37-vjeçarja publikoi në Instagram një video përmes së cilës i përditësoi fansat e saj me të rejat nga jeta personale.
“Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kam nevojë për kohë për ta përballuar. Por mos u shqetësoni se do të kthehem shumë shpejt. Doja t’ju përshëndesja sepse gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Wow !!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë”, tha këngëtarja.
Britney, e cila është nënë e dy djemve, u bëri thirrje fansave që të mos besojnë çdo gjë që thuhet për të, veçanërisht postimet e ish-menaxherit të saj. Ky i fundit sipas këngëtares ka shkruar disa emaile ku pretendon se Britney po kontrollohet nga persona të tjerë kundër vullnetit të saj.
Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të rrezikshëm në muajin janar, dhe kjo ishte arsyeja pse ajo kaloi disa shqetësime të rënda emocionale./Opinion.al