A do të hapen negociatat për Shqipërinë në fund të muajit maj? Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është shprehur skeptik, ndërsa sipas tij për këtë vendim ka disa faktorë. Sipas tij procesi i hapjes së negociatave nuk është një proces i njëanshëm dhe varet nga reformat në Shqipëri dhe proceset që kalon Bashkimi Europian.
“Nuk është klima më e favorshme për hapjen e negociatave, ka spekticizëm në raport me procesin e zgjerimit, jo skepticizëm për Shqipërinë”, theksoi Cakaj.
Sa i përket votimit të Holandës, për heqjen e vizave ministri i Jashtëm në detyrë tha se është bërë pasi vendi do të futet në zgjedhje dhe ka një rritje të populizmit. Votimi sipas tij nuk do të ketë asnjë dhe shqiptarët nuk do të penalizohen.
Cakaj, deklaroi se janë 5 kritere teknike për heqjen e vizave për një shtet.
Ka 5 kritere teknike dhe këto janë:
1.Rritje e qëndrueshme e emigracion të parregullt, për mbi 50 % dhe në rasti e Shqipërisë nuk përmbushet.
2.Rritje e qëndrueshme sërish mbi 50% e kërkesave për azil dhe në këtë rast nuk përmbushet.
3. Përbërja e një rreziku substancial për rrezikun e sigurisë të vendeve anëtarë që për Shqipërinë nuk përmbushet.
4.Kthimi në bashkëpunim për çështje të kthimit që po ashtu në rastin tonë nuk përmbushet.
5.Prapakthimin në përmbushjen e kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave, dhe verifikohet nga bashkimi Europian, i cili në dhjetor ka thënë se Shqipëria përmbush të gjitha kriteret./Opinion.al