Ajo që dihet deri tani është se sipas raportimeve të bankave shuma e grabitur në 9 prill është rreth 6.5 milionë euro. Por a ka pasur para të tjera në avion apo në bilndat që çuan paratë në Rinas? Gazetari Artan Hoxha jep versionin e tij.
“Janë shkarkuar të gjitha vlerat monetare nga mjetet e blinduara. Grabitja ka ndodhur në momentin kur avioni ishte gati të nisej. Janë marrë ato që janë marrë”, tha ai në studion e emisionit Opinion.
Nga ana tjetër Shemsi Prençi mendon: Një pjesë e parave ka mbërritur në destinacion. Bankat kanë marrë konfirmim, vlera që është grabitur është rreth 6.5 milionë euro.
Në lidhje me deklaratat e ministrit të Brendshëm, se paratë mund të jenë djegur për Shemsi Prençin këto janë deklarata të papërgjegjshme.
“Ata nuk janë futur aty për të vjedhur. Ne nuk kemi goditur grabitësit, policia e shtetit ka goditur ata që kanë djegur furgonat”, tha Shemsi Prençi./Opinion.al