Gjermanët kanë shpenzuar mesatarisht 100 euro për person vitin e kaluar duke blerë birra apo pije të tjera me përmbajtje të birrës.
Shifrat u publikuan nga një studim i tregut, e bërë nga kompania Nielsen, sipas së cilës në vitin 2018, në Gjermani u shitën rreth 6.1 miliardë litra birrë, 2.9% më shumë se në vitin paraprak.
Qarkullimi u rrit me 7%, përkatësisht në 8 miliardë euro, pasi pothuajse të gjitha markat e njohura të birrës vendase por jo vetëm i rritën çmimet.
Sipas studiuesve të tregut, birrat klasike, u ballafaquan me konkurrencë në rritje, ndërsa birrat joalkoolike u bënë gjithnjë e më popullore./Opinion.al