Djali i çiftit të njohur Victoria dhe David Beckham, Brooklyn është fotografuar duke debatuar ashpër me të dashurën e tij aktuale, modelen Hana Cross.
Ata ndodheshin në Los Angelos së bashku me dy vëllezërit e Brooklyn, Romeo dhe Cruz. Çifti e ka nisur debatin gjatë darkës dhe më pas janë parë duke u zënë në rrugë.
Gjithashtu në foto shohim se për t’i qetësuar është shfaqur vëllai i Brooklyn, Romeo. Hana dukej shumë e revoltuar, ndërkohë që Brooklyn i kishte sytë e përlotur.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre, por kujtojmë që në çastin kur janë lidhur në nëntor të vitit të kaluar ata janë shfaqur kudo së bashku.
Sipas mediave Victoria Beckham e pëlqen shumë Hanën dhe të dyja kanë një raport shumë të mirë./Opinion.al/