Sot në mbrëmje kompania “Air Albania” do të bëjë fluturimin e parë nga Tirana për në Stamboll. Fluturimi është programuar në orën 20:55 dhe ka zëvendësuar orarin që më parë i përkiste “Turkish Arlines” në destinacionin e Stambollit.
Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit, në orarin e nisjeve është listuar fluturimi me numrin “ZB 1003” që është dhe kodi ndërkombëtar i “Air Albania”.
Kompania “Air Albania” u krijua rreth një vit më parë, me asistencën e kompanisë turke “Turkish Airlines”. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, shumë shpejt do të ketë tre destinacione në Itali si edhe Londrën./Opinion.al