Një shpërthim tritoli ka tronditur sërish Fushë-Krujën. Shpërthimi ka ndodhur në orën 3:45 të mëngjesit në ofiçinën e 36-vjeçarit me iniciale B.D., në fshatin Kamberas. Sipas informacioneve, është vendosur rreth 200 gram lëndë plasëse dhe nuk ka të lënduar.
Vetëm një ditë më parë, një mobileri në anë të rrugës nacionale në Fushë-Krujë shpërtheu gjatë orëve të vona të natës. Aty ishte vënë një sasi e vogël tritoli, por që shkaktoi dëme të mëdha materiale. Për atë rast, policia tha se po heton në lidhje me shkaqet e konkurrencës./Opinion.al