Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet lista e 100 personazheve më ndikues në botë sipas “Time”

2019/04/18 at 2:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Publikohet lista e 100 personazheve më ndikues në botë sipas “Time”

Prestigjiozja “Time” ka publikuar si çdo vit listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe influencë në botë. Ndër 100 emrat e renditura në këtë listë spikasin emra si bashkëshortja e ish-Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, Michelle Obama, aktori i njohur amerikan “The Rock” , këngëtarja Taylor Swift, Presidenti Donald Trump, themeluesi i Facebook Mark Zucherberg etj.


Aktori i njohur hollivudian Dwayne Johnson i njohur me emrin e artit “The Rock” është vlerësuar për mënyrën sesi sillet në ambientin e punës. Sipas koleges së tij Gal Gadot ai është mishërimi i shprehjes së njohur se njerëzit mund të harrojnë atë që keni thënë, njerëzit mund të harrojnë atë që keni bërë, por njerëzit kurrë nuk do të harrojnë se si i keni bërë ata të ndihen. “Dwayne gjithnjë përpiqet që njerëzit që punojnë me të ndihen sa më mirë kur ai është përreth.

Një tjetër personazh i njohur i renditur në listën e “Time” është këngëtarja Taylor Swift. Sipas mikut dhe kolegut të saj këngëtarit Shawn Mendes, Swift arrin të të bëjë të ndihesh më i ri. Sipas tij, Swift arrin që procesi i krijimtarisë artistike të duket i thjeshtë për njerëzit.

Këtë vit gazetarja dhe moderatorja Gayle King u quajt “Pioneer” nga Time. Për të është thënë se afërsia që ajo ka me të tjerët është një superfuqi që vetëm gazetarët më të mirë e zotërojnë.

Këtë vit në listën me 100 persona me më shumë ndikim në botë, 48 kanë qenë gra.

Një prej tyre ishte edhe politikania amerikane Nancy Pelosi. Për të përshkruar figurën e saj, Hillary Clinton ka përdorur këtë shprehje.

“Nëse doni diçka që të realizohet, kërkojani një gruaje të angazhuar për ta bërë. Nancy Pelosi është shembulli më i mirë se kur bëhet fjalë për të bërë një punë mirë, duhet kontaktuar një grua.

Një tjetër emër në këtë listë është edhe ylli i skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah, i cili sipas komedianit John Oliver është një qënie më e mirë njerëzore, sesa një lojtar futbolli.

“Ju do ta keni të vështirë të gjeni një atlet profesionist më pak të ndikuar nga suksesi apo statusi sesa Mo. Është e pabesueshme sepse nuk mund ta imagjinoj llojin e presionit që vjen me intensitetin e adhurimit që merr”, -shprehet komediani.

Aktorja e njohur e serialit “Grey’s Anatomy”, Sandra Oh është gjithashtu pjesë e kësaj liste. “Me personazhet e saj, Sandra Oh ka zgjedhur që pa frikë të marrë hapësirë në një univers që nuk ka bërë gjithmonë hapësirë për të. Tashmë fuqia e talentit të saj krijon hapësirë për të tjerët. Dhe kjo është një dhuratë për çdo artist që ndjek hapat e saj”,-thotë kompozitorja Shonda Rhimes.

Në listën e 100 personazheve me më shumë ndikim është edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Një koment për të e ka bërë ish-guvernatori i New Jersey, Chris Christie, i cili u shpreh se presidenti meriton vlerësim për situatën me Korenë e Veriut. “Çdo president modern i SHBA-së përpiqet të ndikojë në botë,” -tha Christie.

Vlerësim ka ardhur përmes kësaj liste edhe për kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern pas masakrës në xhaminë e Christchurch pak kohë më parë.

“Jo vetëm që po vepron shpejt në lidhje me ligjin për armët në Zelandën e re, por ajo ka dërguar një mesazh të fuqishëm në mbarë botën për vlerat tona të përbashkëta, se ata që duan të na ndajnë kurrë nuk do të kenë sukses dhe se Zelanda e Re do të mbrojë dhe festojë gjithmonë diversitetin,’-u shpreh kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Komenti për ish-zonjën e Parë të SHBA-së Michelle Obama  u bë nga diva e muzikës Beyonce. “Ta duash Michelle Obaman nuk ishte shumë e vështirë. Ishte diçka që erdhi natyrshëm. Ajo kishte ngjashmëri me ne dhe po lëvizte në hapësirat ku ne si amerikanë me ngjyrë, nuk kishim menduar të rriteshim aq shumë, ajo dukej aq e fuqishme”.

Sipërmarrësi Sean Parker ka dhënë komentin e tij për një nga emrat e tjerë në  listën prej 100 personash, pikërisht për themeluesin e rrjetit socil “Facebook”, Mark Zucherberg. “Ai mund të ketë ndryshuar botën më shumë se çdo person tjetër i gjallë. Është e qartë se nuk ka pushtet apo para që e ka mbajtur atë, është një besim i vërtetë në potencialin e Facebook dhe një ndjenjë përgjegjësie për të menaxhuar kompaninë në atë që ai beson se është drejtimi i duhur”, u shpreh sipërmarrësi./Opinion.al/

 

 

 

Etiketa: personazheTIME


Ju sugjerojmë

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
Bota

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

17 Gusht, 2025 9:33 pm
Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

17 Gusht, 2025 8:08 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Rajoni

Merdare/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë

17 Gusht, 2025 7:29 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje
Bota

Jeta nën talibanët: Të rinjtë e Kabulit dhe rezistenca e tyre në heshtje

17 Gusht, 2025 6:48 pm
14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Para
Ambasadorja franceze: Vendimi i Holandës, i njëanshëm dhe i pafavorshëm

Ambasadorja franceze: Vendimi i Holandës, i njëanshëm dhe i pafavorshëm

Raporti për lirinë e medias, Meta: Kambanë e fortë alarmi

Raporti për lirinë e medias, Meta: Kambanë e fortë alarmi

Në garë për Hënën, SHBA ultimatum Nasës

Në garë për Hënën, SHBA ultimatum Nasës
















TE FUNDIT

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
17 Gusht, 2025

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës,...

Lexo më shumë

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
17 Gusht, 2025

Një servis automjetesh është përshirë nga flakët e zjarrit pak momente më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”....

Lexo më shumë

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
17 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaa reaguar lidhur me video-konferencën që zhvilloi me liderët europianë. Përmes një postimi në platformën X,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com