Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

2025/06/02 at 10:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

Dhjetëra civilë palestinezë të uritur u qëlluan nga forcat izraelite pranë një qendre ndihmash në Rafah. Dëshmitarë nga terreni dhe mjekë në spitalin Nasser të Khan Younis flasin për plagë me armë zjarri në kokë, gjoks dhe shpinë.

Ngjarja ndodhi para agimit të së dielës më 1 qershor, ndërsa mijëra të pastrehë prisnin ndihma nga një qendër e drejtuar nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF) dhe e mbrojtur nga ushtria izraelite. Sipas autoriteteve palestineze, u vranë të paktën 31 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Forcat izraelite pranojnë se kanë qëlluar si paralajmërim ndaj “të dyshuarve që po afroheshin”, por mohojnë të kenë qëlluar civilë. Megjithatë, dëshmitë e mbledhura nga vendngjarja tregojnë të kundërtën.

Dëshmitë nga terreni:

Tareq Almasri, 44 vjeç, nga al Mawasi: “Isha nisur natën për të marrë ushqim për fëmijët. Pranë rreth-rrotullimit al Alam, mijëra njerëz ishin mbledhur. Ushtria izraelite na tha të mos kalonim një vijë, por turma u shty përpara nga frika se ndihmat do mbaronin. Fillimisht qëlluan në ajër, pastaj drejt nesh. Nga të gjitha anët – nga dronë, tanke, kodra dhe deti”.

Mjekët në spitalin Nasser e përshkruajnë si ngjarjen me numrin më të madh të të plagosurve nga armët zjarri që nga hapja e spitalit. Dr. Marwan al-Hams thotë se “Shumica e plagëve ishin në pjesën e sipërme të trupit, në kokë dhe kraharor”.

Hani Baraka, babai i pesë fëmijëve, humbi vëllanë e tij Shuhada, i cili u qëllua në kokë dhe tregon se “Droni izraelit ra pas një përplasje me kabllon elektrike. Njerëzit vrapuan drejt tij, dhe aty nisi të shtihej pa mëshirë. Shuhada u vra në vend”.

Kufizimi i informacionit:

Media ndërkombëtare nuk ka akses në Gaza, çka e bën të pamundur verifikimin e pavarur të ngjarjes. Filmimet e shpërndara nga GHF tregojnë vetëm zonën brenda kompleksit humanitar, jo zonën e masakrës. TvKlan

Ju sugjerojmë

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

2 Qershor, 2025 10:03 am
Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit
Aktualitet

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit

2 Qershor, 2025 10:02 am
Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë
Sport

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

2 Qershor, 2025 9:55 am
U rrëzua nga çatia e kishës teksa kryente punime,ndahet nga jeta prifti Kristaq Viso
Aktualitet

U rrëzua nga çatia e kishës teksa kryente punime,ndahet nga jeta prifti Kristaq Viso

2 Qershor, 2025 9:51 am
Në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet në Tepelenë 37-vjeçari

2 Qershor, 2025 9:50 am
Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona
Aktualitet

Shisnin kokainë dhe kanabis në Korçë, arrestohen tre persona

2 Qershor, 2025 9:37 am
Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët
Aktualitet

Nesër provimi i parë i Maturës Shtetërore, Manastirliu: Ja rregullat për maturantët

2 Qershor, 2025 9:25 am
Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll
Bota

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

2 Qershor, 2025 9:12 am
Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove
Sociale

Era e VPN-ve në Shqipëri/Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

2 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
Bota

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

2 Qershor, 2025 8:50 am

TE FUNDIT

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
2 Qershor, 2025

Dhjetëra civilë palestinezë të uritur u qëlluan nga forcat izraelite pranë një qendre ndihmash në Rafah. Dëshmitarë nga terreni dhe...

Lexo më shumë

Berisha sot në SPAK për masën “detyrim paraqitje”

Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
2 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot në orën 10:00 në SPAK për të respektuar masën e...

Lexo më shumë

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit

Transformohet rruga kryesore në Ksamil/Rama: Investimi i shërben rritjes së turizmit
2 Qershor, 2025

Ksamili vendi me vëmendje të madhe mediatike, është shndërruar totalisht për shkak të investimeve në infrastrukturë. Ndaj qyteza e vogël...

Lexo më shumë

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë dhe Turqisë
2 Qershor, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë. Grumbullimi ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com