Ditën e djeshme është zhvilluar në CAS seanca dëgjimore ndaj skuadrës së Skënderbeut.
Ndërkohë, klubi i korçarëve ka dal në një komunikatë zyrtare, ku ka publikuar letrën që CAS ka çuar për presidentin Takaj.
Deklarata
Të dashur sportdashës dhe tifozë,
Në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.
Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë.
Shpresojmë për më të mirën!
Me respekt,
KF Skënderbeu/ Opinion.al E.Xh.