Juventusi ka lënë pas krahëve humbjen 2-1 ndaj SPAL-it në kampionat, për t’u fokusuar plotësisht në ndeshjen e të martës kundër Ajaksit në “Allianz Stadium”.
Trajneri Massimiliano Allegri ka besim se mund të rikuperojë mbrojtësin Giorgio Chiellini dhe mesfushorin Emre Can, të cilët munguan në ndeshjen e parë.
Më e vështirë paraqitet situata për Douglas Costa, i cili u dëmtua ndeshjen e parë në Amsterdam. E sigurt është edhe mungesa e portierit Mattia Perin, i cili ka pësuar një dëmtim në shpatull.
Juventusi barazoi 1-1 në ndeshjen e parë kundër Ajaksit, ndërsa tani duhet të fitojë në Torino për të kaluar fazën e çerekfinaleve./Opinion.al