Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthimi i vizave me Holandën? Tabaku: Shqipëria ka bërë hapa pas

2019/04/12 at 10:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompani dhe tendera brenda familjes, PD akuzon Spiropalin

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku,  është shprehur se diskutimi i parlamentit holandezë për rikthimin e vizave për Shqipërinë, është një hap pas për vendin.


E ftuar në “Ora News”, Tabaku tha se Shqipëria ka probleme me korrupsionin dhe krimin e organizuar, sipas saj këto probleme do mund të penalizoj dhe integrimin e Kosovës.

Ish-deputetja demokrate shprehet skeptike për çeljen e negociatave në qershor, pasi sipas saj Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga detyrat e lëna nga BE.

Tabaku tha gjithashtu se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE është përgjegjësia e qeverisë, ndërsa opozita nuk po dëmton integrimin e vendit.

“Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë bërë problem në Holandë dhe institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim. Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.

Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës.Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.

Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë që  rendit këto faktorë pse është e nevojshme me të dhëna të shërbimeve holandeze, flet për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.

Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet problem për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë. Sigurisht përveç rikthimit të vizave edhe rikthimit të Shqipërisë 10 vite pas dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me opozitën por ato çështje që ne i kemi bërë kauza tona dhe kemi informuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Për qeverinë negociatat janë hapur, kështu e dinë shqiptarët. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve.Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore.Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare.

Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces.Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën  e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese”,-tha Tabaku/ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
Bota

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

24 Shtator, 2025 2:11 pm
Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

24 Shtator, 2025 1:13 pm
Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
Kryesore

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

24 Shtator, 2025 1:11 pm
800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
Bota

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

24 Shtator, 2025 1:07 pm
VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

VIDEO/ Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 Shtator, 2025 12:01 pm
Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat
Bota

Analiza/ BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

24 Shtator, 2025 11:31 am
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim

24 Shtator, 2025 11:17 am
Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit
Kryesore

Seanca e 18 shtatorit, Berisha-Peleshit: Rekord i zi në historinë e parlamentarizmit

24 Shtator, 2025 11:09 am
PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi
Kryesore

PD i kërkon Peleshit përsëritjen e seancës së 18 shtatorit: Ishte njollë turpi

24 Shtator, 2025 10:41 am
Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur
Bota

Tajfuni Ragasa godet Tajvanin, 14 viktima dhe 124 të zhdukur

24 Shtator, 2025 10:29 am
Para
Sëmundja, Paulin Stërkaj: Kam shumë muaj që po merrem me veten

Sëmundja, Paulin Stërkaj: Kam shumë muaj që po merrem me veten

Petro Koçi shkrin partinë: Do mbështes PS-në

Grabitja në Rinas, Koçi: Nuk ka funksionuar shërbimi informativ

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Bëni kujdes

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve: Bëni kujdes
















TE FUNDIT

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak

Presidenti sirian intervistohet nga ish-shefi i CIA-s që e arrestoi në Irak
24 Shtator, 2025

Duke u ngjitur në skenën e një forumi politik në Nju Jork për një intervistë, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe...

Lexo më shumë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt, Rama takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës
24 Shtator, 2025

Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës. Mbledhja, e cila ka nisur në orën...

Lexo më shumë

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve

Kuvend/ Votohet përbërja e komisioneve
24 Shtator, 2025

Pas seancës së kaosit, opozita dhe mazhoranca gjetën konsensusin për të miratuar kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare. Në...

Lexo më shumë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë

800 mijë euro dëm, hajdutët grabisin vilën e trajnerit të Portugalisë
24 Shtator, 2025

Një grup hajdutësh hynë me forcë në shtëpinë e trajnerit të Portugalisë, Roberto Martinez dhe vodhën ora dhe bizhuteri luksoze...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com