Lojtari brazilian Wesley është shprehur se shumë shpejt do të bëhet pjesë e skuadrës së Juventusit.
19-vjeçari ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me fanellën bardhezi.
“Një histori e re që Perëndia ka në ruajtje për mua”.-shkruan Wesley.
19-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë i cili fitoi Kampionatin U-17 të Amerikës së Jugut me Brazilin në vitin 2017.
Të njëjtin lajm e konfirmon dhe “Sport Mediaset”, e cila shprehet se tashmë është zgjidhur gjithçka dhe ai do bashkohet me bardhezinjtë si një lojtar i lirë. / Opinion.al E.Xh.