Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtria në Rinas, Nishani i drejtohet Metës: Po krijohet junta ushtarake

2019/04/11 at 10:57 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria në Rinas, Nishani i drejtohet Metës: Po krijohet junta ushtarake

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit që siguria e aeroportit të Rinasit të garantohet nga ushtria pas grabitjes së 10 milionë eurove në pistën e ngritjes së avionëve.

Nëpërmjet një statusi, Bujar Nishani i drejtohet Presidentit Ilir Meta duke thënë se ky hap, është i pari drejt krijimit të juntës ushtarake.

“Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake”, shkruan Bujar Nishani.

Ai argumenton se vendimi është tërësisht i jashtëligjshëm, pasi ushtria angazhohet vetëm në raste emergjencash dhe me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë të caktuar kohore.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë”, shkruan ish-presidenti Bujar Nishani.

Me “juntë ushtarake” Nishani i referohet deklaratave të Presidentit Ilir Meta para disa javësh, i cili tha se është gati të sakrifikohet si ish-presidenti i Kilit Salvador Allende, për të penguar instalimin e një junte ushtarake.

Statusi i plotë i Bujar Nishanit:

Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.

Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri. Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë. Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues. Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros. Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikimi për dhunimin e rëndë të Rendit Kushtetues së vendit./Opinion.al

Etiketa: bujar nishaniilir Metajunta ushtarakeparlamenti

Ju sugjerojmë

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?
Bota

Çfarë janë raketat Tomahawk dhe si mund të përfitojë Ukraina prej tyre?

7 Tetor, 2025 5:22 pm
Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës
Sport

Dy vite më parë shiste në rrugë, sot merr ftesën e parë nga kombëtarja e Argjentinës

7 Tetor, 2025 4:20 pm
OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
Bota

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

7 Tetor, 2025 3:17 pm
Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
Bota

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

7 Tetor, 2025 3:09 pm
Para
Opsioni i zgjedhjeve të parakohshme, i dalë nga goja e Ramës

Rama i sigurt: Në maj do të rekomandohet hapja e negociatave

Varfëria rrënjoset në gjene, lë gjurmë të përhershme në ADN

Varfëria rrënjoset në gjene, lë gjurmë të përhershme në ADN

Meta: Leskaj të qëndrojë në krye të KLSH, deri sa të zgjidhet kryetari

Ushtria në mbrojtje të aeroportit, reagon Presidenca

TE FUNDIT

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj...

Lexo më shumë

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
7 Tetor, 2025

Partia Socialiste ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor aktet për zgjedhjet vendore të 9 nëntorit, pasi Komisioni Rregullator në KQZ nuk i...

Lexo më shumë

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
7 Tetor, 2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen me Serbinë në Shtëpinë e Futbollit. Grupi nuk ka qenë i plotë,...

Lexo më shumë

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
7 Tetor, 2025

Amal Barka, 37 vjeçe, dëshiron vetëm dy gjëra. "Paqen. Dhe të kthehem në shtëpi". Që kur ka nisur lufta, na...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com