OSHEE përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ditën e nesërme disa zona të kryeqytetit do të kenë shkëputje të energjisë elektrike.
Zonat që do të preken nga mungesa e energjisë elektrike do të jenë “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl”.
Sipas OSHEE, këto ndërpreje bëhen për shkak të punimeve në disa kabine elektrike në kryeqytet.
“Në vijim të kontratës së investimit për rikonstruksionin e kabinave që furnizohen nga fiderat e N/ST Traktora, jemi të detyruar të stakojmë energjinë elektrike pasi më 11 prill do të ndërhyet në 4 kabina, në orët e para të mëngjesit01:00-06:00
Stakimi prek pjesërisht zonat pranë rrugëve “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl””-shkruan OSHEE/ Opinion.al E.Xh.