Ka më shumë se një muaj që aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është lidhur në fejesë me partnerin e saj Alex Rodriguez.
Ata u fejuan në Bahamas, ku Alex i bëri këngëtares një propozim mjaft romantik. Por pas të gjithë kësaj atmosfere, Rodriguez u përball me disa akuza nga ish-kolegu, Jose Canseco, se ai e kishte tradhtuar J.Lo me ish bashkëshorten e Canseco.
Më në fund Jennifer Lopez ka thyer heshtjen për këtë çështje në një interviste për “The Breakfast Club”, ku ka theksuar se i beson partnerit të saj.
“Këto fjalë nuk kanë rëndësi. Unë e di kush është ai dhe ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur dhe nuk do të lëmë njerëzit të vijnë dhe të na thonë se çfarë është lidhja jonë. E di se çfarë është lidhja jonë,”-ka përfunduar J.Lo duke treguar edhe njëherë se fejesa e tyre po shkon mjaft mirë, e pa shqetësuar nga fjalët e të tjerëve./Opinion. al/