Ashtu siç kishte paralajmëruar kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ndodhet në Kosovë si ambasadore e ‘Unicef Uk’ për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Këngëtarja ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen që lamë pas e shoqëruar nga prindërit e saj. Ka qenë pikërisht mamaja e këngëtares Vera Ora, e cila ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqen të dyja dhe krahas saj shkruan: “Duke mbështetur ‘Unicef ‘dhe Rita Orën në misionin e tyre për të ndihmuar fëmijët në nevojë.
Shumë krenare që Rita gjeti kohë për të vizituar Kosovën, ndonëse është tejet e zënë me turin e saj,”-përfundon nëna e këngëtares. Ajo do të qëndrojë 3 ditë në Kosovë , ku gjithashtu do të takojë edhe viktima të dhunës seksuale./Opinion.al/