Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale pas takimit me zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.
Basha shprehet se biseda ka pasur në fokus problemet me të cilat po përballet Shqipëria duke filluar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, korrupsioni dhe kriza politike.
Kryedemokrati thekson se vendi ka nevojë për përkushtim të përbashkët për të ndjekur rrugën drejtë Bashkimit Europian.
Postimi i Bashës.
Bisede e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situaten: mungesen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Perkushtim i perbashket per demokraci, shtetin e se drejtes dhe mireqeverisjen si rruga e vetme per stabilitet dhe Shqiperine ne BE./ Opinion.al E.Xh.