Policia e Vlorës është vënë në alarm, pasi dyshohet se i është vënë eksploziv me telekomandë një zyre avokatie.
Mësohet se zyra ndodhet pranë Gjykatës së Vlorës, në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar.
Një telefonatë anonime njoftoi policinë se është vendosur eksploziv në një zyrë avokatie, pranë Gjykatës.
Pas njoftimit, forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.
Policia po vijon punën për të zbuluar autorin i cili vendosi lëndën eksplozive në derën e zyrës së avokatisë.