Holanda ka paralajmëruar të gjithë emigrantët të cilët synojnë të arrijnë në Britaninë e Madhe.
Ministri i Shtetit për Drejtësinë e Sigurinë, Mar Harbers, ka zbritur vet në terren për të parë masat e marra ndaj emigrantëve të paligjshëm.
Gjithashtu ai ka realizuar dhe një video, ku u bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të udhëtojnë poshtë kamionëve apo në mënyra të tjera pasi tashmë do të jetë e pamundur.
Sipas ministrit, autoritetet kanë marrë masa të forta dhe kalimi për në Britani do të jetë një “dështim me sukses”.
Ai ka paralajmëruar emigrantët shqiptarë që të mos përdorin rrugë të jashtëligjshme për të kaluar kufirin, pasi do të kapen dhe do të transportohen në Shqipëri.
“Këtu do t’ju kapin dhe ne do t’ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë”, tha mes tjerash ministri në video, e cila është përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe është shpërndarë në “Facebook” nga ambasada e Holandës në Tiranë./ Opinion.al E.Xh.