Në Bjellorusi është zbuluar një varr masiv i Luftës së Dytë Botërore.
Ushtria ka zbuluar mbi 1 mijë trupa, ndërsa mes tyre ndodhej dhe trupi i një nëne duke shtrënguar fëmijën e saj.
Vrasja masive ka ndodhur në vitet 1940, kohën në të cilën Gjermania naziste pushtoi zonën e Brest, ku dhe pushkatoi mijëra hebrenj.
Vendi i masakrës u gjet pasi nisi ndërtimi i një blloku apartamentesh në zonë. Ushtarët, e trajnuar posaçërisht për zbulimin e eshtrave, kanë gjetur trupat e më shumë se 1000 hebrenjve.
Kujtojmë që, para Luftës së Dytë Botërore, pothuajse gjysma e banorëve të Brestit ishin hebrenj. Në qershor të vitit 1941, rreth 5000 burra u ekzekutuan menjëherë pas pushtimit gjerman.
Hebrenjtë u transportuan nga gjermanët në një pyll, i hodhën brenda një grope të madhe dhe më pas u qëllua mbi ta./ Opinion.al . E.Xh.
.