Koreja e Jugut ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të disa zjarreve të njëpasnjëshëm.
Zjarri i parë, me shumë mundësi i shkaktuar nga defekti i një transformatori, ka shpërthyer në rajonin e Gangwon, në kufi me Korenë e Veriut. Sipas raportimit të BBC, të paktën 4 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa qindra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht.
Në ndihmë të zjarrfikësve, janë angazhuar edhe 15 mijë ushtarë. Guvernatori i Gangwon, Choi Moon-soon ka thënë se flakët e zjarrit fillestar janë vënë nën kontroll, të paktën për momentin./Opinion.al