Një 47-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e qarkut Ulm në Gjermani, pasi akuzohet për vrasjen e të riut Xhoi Musaj.
Mësohet se, 19-vjeçari u ekzekutua për gjakmarrje, pasi familje e autorit dhe ajo e viktimës ishin në hasmëri.
Avokati i të dënuarit është shprehur se nuk ka qenë klienti i tij autori i vrasjes, por një tjetër person i shpallur në kërkim dhe që kishte bashkëpunuar me 47-vjeçarin.
Ngjarja ka ndodhur në Prill të viti 2017, ku trupi i të riut u gjet në liqenin e qytetit të Erbach më 24 Maj 2017. Sipas ekspertizës viktima ishte goditur me çekiç e më pas e kishin hedhur në liqen.
Motivi
Sipas gjykatësit Gugenhan, spiralja e hakmarrjes që çoi në vrasjen e 19-vjeçarit Xhoi M., kishte filluar që në vitin 2000. Në atë kohë, në qytetin e Elbasanit, një burrë ishte qëllua për vdekje pas një debati për një borxh. Autori i krimit ishte dënuar me disa vite burg në Shqipëri. Ndërsa i riu shqiptari i vrarë në prill 2017 në Erbach ishte nipi i këtij njeriu. Sipas aktakuzës, personi i dënuar në Gjermani ishte gjithashtu i prekur nga hakmarrja përmes lidhjeve familjare.
Vrasja
Në fillim të Majit është gjetur një kufomë në liqenin Anglersee të qytetit gjerman Erbach. Fillimisht kufoma ishte zbuluar nga dëshmitarët që alarmuan policinë, ndërsa më pas nga rezultatet e ADN-së u identifikua edhe identiteti i viktimës, i cili u tha se ishte Xhoi Musaj nga Shqipëria, 19 vjeç, shkruante aso kohe “BILD”. Pas hetimeve disamujore më në fund grupi hetimor i përbërë prej 30 vetash ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është vrasësi i 19-vjeçarit. Agresori fillimisht kishte dhunuar viktimën dhe më pas kishte gjasa që nga plagët e marra të kishte ndërruar jetë Musaj. Xhoi Musaj sipas të dhënave kishte jetuar në Steinfurt të Nordrhein-Ëestfalen. Gjithashtu në mes tëPprillit miqtë e tij kishin dëshmuar se ai kishte qenë gjallë pasi kishin qëndruar me të. Policia aso kohe tha se do të shpërblejë 3000 euro atë i cili ndihmon në zbardhjen e vrasjes së Xhoi Musajt, djal që thuhet se ishte me origjinë nga Elbasani./ Opinion.al E.Xh.